02 dhjetor 2008

“Juve, ende për titull”

Juventusi nuk ka përse të mos besojë dhe i pari që e pranon këtë është trajneri Klaudio Ranieri, i cili shprehet sidoqoftë i kënaqur për atë që ka arritur skuadra e tij: “Që prej një viti kemi bërë shumë përmirësime – ka deklaruar, - por duam gjithmonë e më shumë. Momenti i errët ka kaluar, ndonëse ishte thjesht një periudhë ku nuk arrinim të shpreheshim si zakonisht. Gjithçka erdhi si rrjedhojë e faktit që nëpër skuadra të mëdha s’ka kurrë kënaqësi me rezultatet”. Titulli Koncepti i luftës për titull ka pasur shumë interpretime gjatë ditëve të kaluara. Për shembull, Murinjo ka thënë se Ranieri fshihet... “Kemi deklaruar gjithmonë se duhet të përmirësojmë renditjen e vjetshme. Nuk është e vërtetë që duam të luftojmë pa e thënë... E kemi thënë hapur se duam të bëjmë maksimumin tonë. Tekniku i Juves nuk mund të mos mendojë për titullin. Luftojmë për të shkuar më sipër se vendi i tretë. Interi? Është skuadra që ka ndryshuar trajner dhe për më tepër, gjatë fazës së parë duhet të vuante paksa efektet e kësaj.Ndërsa, tani po fiton me meritë. Sa më tepër ecet përpara, aq më mirë shkon skuadra, por të jeni të sigurt se, Juve s’do të dorëzohet asnjë centimetër.Duam të jemi rivalët kryesorë të Interit”. Arratisja Zikaltrit, gjithsesi, janë që tani 6 pikë larg, duke dhënë përshtypjen e arratisjes. “Kjo është një shkundje e parë, që po distancon paksa grupin e skuadrave kryesuese në renditje – vazhdon ish-trajneri i Valencias e Çelsit. - Uroj të jetë një kampionat me sa më shumë skuadra që luftojnë për titull, sepse kështu do të ndizte interes më të madh. Shpresojmë që edhe ne të jemi në lartësi gjatë pranverës. Të mos harrojmë që po luftojmë në dy fronte. Kemi lojtarë, të cilët s’kanë marrë pjesë kurrë në Ligën e Kampionëve, por që kanë ditur të integrohen më së miri”. Del Piero Deri tani, sezoni i kapitenit bardhezi ka qenë madhështor. “Del Piero është i jashtëzakonshëm – vazhdon Ranieri. - Ndihet në qendër të projektit të ri të Juves. Të gjitha skuadrat e mëdha kanë një lider, por ndoshta jo si ai. Besoj se Aleks është i denjë edhe për Kombëtaren, ndonëse Lipi duhet të marrë në konsideratë talentet e rinj dhe do ta thërrasë Del Pieron në momentin më të përshtatshëm”.