08 dhjetor 2008

Cannavaro: Asgjë nuk është e pamundur

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka thënë për gazetën "Marca" se ai përkundër trajnerit Bernd Schuster mendon se Los Merengues mund të dalin fitues në Camp Nou kundër skuadrës në superformë të Barcelonës.
Pas humbjes të dielën nga Sevilla në Bernabeu, trajneri gjerman i Realit ka thënë se me këtë krizë që po kalojnë mbretërit aktualisht, dhe duke shikuar formën e jashtëzakonshme që po kalon Barcelona, është thjesht e pamundur për të shënuar fitore në takimin e vikendit të ardhshëm në Camp Nou. “Trajneri ka thënë ashtu, pasi dëshiron që ne të jemi më të vendosur. Është e vërtetë se po të shikosh Barcelonën dhe momentin nëpër të cilin kalon, duke e pamundur për t’i mposhtur”. “Mirëpo unë them se asgjë nuk është e pamundur. Ajo që duhet të bëjmë ne tani është të mendojmë si skuadër”, ka thënë mbrojtësi italian.