02 dhjetor 2008

Arsenal vazhdon traditën

Skuadra e Arsenalit ka vazhduar të shfaqë lojëra të dobëta kundrejt skuadrave të vogla, pasi të martën mbrëma është mposhtur nga skuadra e Championshipit, Burnley, humbje e cila i kushtoi me largim nga Carling Cup.
Pavarësisht se Arsenali luante me lojtarët rezervë, të zgjedhurit e Wenger duhej ta tregonin fuqinë e tyre përballë një skuadre të nivelit shumë më të ulët se ata. Mirëpo, dy gola të McDonald (6’ dhe 57’) bënë që Arsenal të mposhtej nga Burnley, pas asaj fitoreje sensacionale në Stamford Bridge. Skuadra e Arsenalit: Fabianski, Hoyte, Silvestre, Gibbs, Rodgers (Lansbury, 46’), Randall (Bischoff, 72’), Ramsey, Merida, Wilshere (Simpson, 64’), Bendtner, Vela.