08 dhjetor 2008

Amauri siguron tri pikë të reja për Juventusin

Një gol i vonshëm i shënuar nga sulmuesi brazilian Amauri, i ka sjellë fitoren prej 2-1 ekipi të Juventusit, në udhëtim tek Lecce.
Pas një pjese të parë pa gola, epërsinë Juventusit ia solli i riu Giovinco (57’), por Lecce barazoi me anë të Cacia, shtatë minuta para fundit të ndeshjes. Goli i Amaurit i shënuar në minutat shtesë të lojës, doli të ishte vendimtar për tre pikët e reja të biankonerëveMe fitoren e shënuar, Juve vazhdon të qëndrojë gjashtë pikë prapa Interit, që mbrëmë shënoi fitore në fushë të Lacios.Nga ndeshjet tjera të Serie A, Napoli ka mposhtur Sienën me rezultat 2-0, Fiorentina ka shkatërruar ekipin e shqiptarit Blerim Xhemaili, Torinon, me rezultat 4-1. Atalanta ka befasuar Udinesen të cilën e ka mposhtur 3-0, ndërsa befasi ka bërë edhe Cagliari që ka fituar ndaj Palermos me rezultat minimal, 1-0. Reggina dhe Bologna kanë ndarë pikë, duke barazuar 2-2.