02 dhjetor 2008

Ajax mohon shitjen e Huntelaar

Ekipi holandez i Ajaxit nё faqen e vet zyrtare mbrёmё ka mohuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin pёr shitjen e sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar.
Disa media spanjolle përcollën dje se ekipi i Realit ishte para angazhimit tё sulmuesit holandez. U spekulua se kampioni i Spanjёs kishte arritur marrëveshje me lojtarin pёr kushtet personale dhe se pritet vetëm njё dritё jeshile nga Ajaxi. Por, klubi holandez nё ueb faqen e vet zyrtare e ka hedhur poshtё gjithё kёtё. “Disa media kanё publikuar pёr transferimin e Klaas-Jan Huntelaar nё Real Madrid. Spekulimet pёr marrëveshje nё mes tё Ajaxit dhe Realit janë tё pavërteta. Huntelaar nuk ёshtё i shitur tek Real Madrid”, thuhet nё deklaratën e klubit.