26 mars 2009
Drogba pret rinovimin e kontratës me Çelsin
Menaxheri i Didier Drogbas ka këmbëngulur se klienti i tij është i gatshëm të diskutojë një rinovim të mundshëm të kontratës me Çelsin. Thierno Sejdi ka thënë se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është i gatshëm të heqë dorë nga disa oferta të majme të klubeve të tjera për të qëndruar në “Stamford Bridge”. “Ai është i lumtur, po luan mirë dhe fakti që po shënon gola tregon se po kënaqet në fushë. Nëse Çelsi i ofron një rinovim kontrate, ai do ta studiojë atë dhe më pas do të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Ishte shumë e rëndësishme për të kthimi në formën më të mirë, larg dëmtimeve, për të treguar se është ndër lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë menaxheri i Drogbas.