26 mars 2009
Ager: Benitez s’ka ndikim tek e ardhmja ime
Mbrojtësi i Liverpulit, Daniel Ager, ka theksuar se fakti që trajneri Benitez rinovoi kontratën me Liverpulin nuk do të thotë që ai do të nënshkruajë pa hezituar një kontratë të re me Liverpulin. Pasi nënshkroi kontratën e tij të re me klubin, Benitezi ka deklaruar se do të përpiqej të bindte mbrojtësin Ager t’i qëndronte besnik klubit anglez për një kohë të gjatë. Duke komentuar për kontratën e re të Benitezit, Ager ka thënë: “Urime për të, ka një kontratë shumë të mirë. Por unë nuk do të nënshkruaj për Benitezin, por për klubin dhe këtë gjë duhet ta kem ndërmend”, ka thënë Ager.