27 mars 2009

Maradona e quan Pelen homoseksual

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, kohë më parë kishte përqeshur të kaluarën me kokainë të Diego Maradonës, duke e etiketuar argjentinasin edhe si shembull të keq për rininë.
Kësaj here trajneri i kombëtares së Argjentinës i është kundërpërgjigjur në një mënyrë të ngjashme, duke e quajtur brazilianin ‘homoseksua’.“Çfarë mund t’i përgjigjem personit i cili virgjërinë e tij e ka humbur si 14-vjeçar me një mashkull më të vjetër”, ka thënë Maradonna para gazetarëve në Buenos Aires.Maradona aktualisht është në përgatitje me reprezentacionin e Argjentinës për ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikime në Botërorin 2010, kundër Venezuelës.