04 shkurt 2009
Maldini dëshiron një ndeshje lamtumire me Italinë
Paolo Maldini ka shprehur dëshirën për të luajtur një ndeshje lamtumire me përfaqësuesen e Italisë. Në një intervistë të dhënë për Milan Channel ish-kapiteni i përfaqësueses italiane është shprehur se e pëlqen shumë idenë për të luajtur edhe një ndeshje tjetër me këtë fanellë. “Po, do të më pëlqente një ndeshje tjetër, -deklaron Maldini. Jo për të bërë një rikthim të vërtetë në përfaqësuese, por, për të më dhënë mundësinë t’i jap fund karrierës sime të gjatë tek kjo përfaqësuese me një ceremoni. Kjo do të më pëlqente”.Deklarata e legjendarit Paolo Maldini vjen vetëm pak ditë përpara zhvillimit të superndeshjes botërore mes Italisë dhe Brazilit më datë 10 shkurt në Londër. Një ceremoni në këtë ndeshje do të ishte mëse e denjë për kapitenin legjendar, i cili e ka mbjatur shiritin në krahë për vite të tëra.