11 vende kandidate për botërorin 2018 dhe 2022
Zyrtarisht 11 janë kandidaturat e vendeve për të pritur kampionatin botëror në vitet 2018 dhe 2022, sipas raportit të FIFA-s. Vendet kandidate për këto dy botërore janë: Australia, Belgjika-Holanda, Anglia, Japonia, Korea e Jugut, Meksika, Katari, Rusia, Spanja-Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në datë 16 shkurt FIFA do t’i rikthejë dokumentacionin e nevojshëm vendeve të interesuara për të bërë formalizimet e tyre. Vendimi për vendet pritëse të këtyre kampionateve pritet të merret në muajin dhjetor të vitit 2010.