04 shkurt 2009

Apiah pa skuadër thirret në përfaqësuesen e Ganës

Përfaqësuesja e Ganës ka thirrur edhe mesfushorin Stefan Apiah për miqësoren e javës së ardhshme me Egjiptin. Futbollisti 28-vjeçar, kapiten i përfaqësueses, aktualisht është duke u stërvitur me skuadrën e Totenhem Hotspurit pasi kohët e fundit nuk ka arritur të nënshkruajë me asnjë skuadër. Ky është një rast i rradhë kur një futbollist bëhet pjesë e një kombëtareje pa patur skuadër.