Hoze Mari firmos për ekipin e Gimnastik Tarragonas
Hoze Mari ka firmosur një kontratë me skuadrën e Gimnastik Tarragonas, pas prishjes së saj me skuadrën e Betis Seviljas. Sulmuesi 30-vjeçar më parë është aktivizuar edhe me skuadrën e Milanit, Atletikos së Madridit dhe Vilarealit. Tek skuadra e Betisit ai nuk po kalonte një moment të mirë, dhe për këtë zgjodhi largimin nga ky klub. Gimnastik garon në kategorinë e dytë në kampionatin spanjoll. Hoze Mari është marrë si një përforcim i fortë nga kjo skuadër për të arritur objektivin e saj, ngjitjen në Primera Division.