03 shkurt 2009

Frenk Lampard i pezulluar për tre ndeshje

Federata Angleze e Futbollit e ka dënuar me tre javë përjashtim futbollistin e Çelsit, Frenk Lampard. Lampard është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 60-të të takimit Çelsi-Liverpul që u luajt këtë fundjavë. Skuadra e Çelsit u mund me rezultatin 0-2, humbje kjo që i lejon shkëputjen me tre pikë skuadrës së Liverpulit. Klubi i Çelsit kërkon rishikimin e masës ekstreme të marrë nga federata ndaj futbollistit Frenk Lampard.