03 shkurt 2009
Skolari: Humbja nuk më dekurajon
Trajneri i Çelsit, Luiz Felipe Sklari, insiston se nuk ndihet aspak nën presion pas humbjes së befasishme me Liverpulin ditën e diel. Rezultati 2-0 në “Anfield” do të thotë vendi i tretë në renditje, pesë pikë poshtë liderëve të Junajtid, të cilët kanë edhe një ndeshje më tepër për të luajtur. Por Skolari, i cili pranon se nuk ka pse të shpenzojë para në merkaton e dimrit, është ende i bindur se ky sezon për Çelsin nuk është aspak i dështuar. Ndonëse shanset për fitimin e titullit janë vështirësuar edhe më shumë, ai premton se do të jetë në ndjekje të vazhdueshme të dyshes kryesuese, deri në momentin e fundit. “Nuk kishim para në dispozicion për të shpenzuar shumë, megjithatë do të pretendoj me lojtarët që kam. Humbja e fundit nuk më vë aspak në tension”, tha Skolari.