03 shkurt 2009
Arshavin, nga prishja vjen zyrtarizimi
Zeniti u mundua me të gjitha mënyrat për të përfituar më shumë nga shitja e Andrei Arshavin. Gjatë pasdites së djeshme, klubi rus kishte lajmëruar prishjen e tratativës me Arsenalin. Megjithatë, pak para mbylljes së merkatos erdhi firma në kontratë me “Topçinjtë” dhe fantazisti rus transferohet në Premier Ligë pas 2 muajsh bisedime. Plot 13.3 milionë euro duket se është çmimi i paguar nga klubi londinez për të marrë lojtarin 27-vjeçar, që ka dashur me forcë kërcimin në arenën e futbollit evropian. Ndërkaq, Arsenalit i vijnë lajme të mira për faktin se Teo Ualkot mund të kthehet para periudhës së parashikuar.