04 shkurt 2009
Alegri: Objektivi ynë, qëndrimi në Serinë A
Trajneri i Kaljarit, Alegri, tregon se ka si objektiv të shpëtojë skuadrën nga rënia në Serinë B, ndonëse aktualisht Kaljari ka grumbulluar 34 pikë në tabelën e klasifikimit: “Objektivi ynë i vetëm është të grumbullojmë pikët e nevojshme për të siguruar qëndrimin në Serinë A – ka pohuar trajneri i Kaljarit, i cili një javë më parë mposhti Juventusin 2-3. – Skuadra në përgjithësi ka ngritur së tepërmi nivelin e saj të lojës dhe po arrin maksimumin e rezultateve, por për të siguruar qëndrimin tonë në Serinë A, na duhen akoma edhe gjashtë pikë”. Nga ana tjetër, Kaljari ndodhet edhe shumë pranë zonës UEFA. I pyetur nëse trajneri italian shpreson të luajë me Kaljarin në Evropë sezonin që vjen, ai përgjigjet: “Jo. s’besoj në këtë ëndërr”, ka përfunduar Algeri.