24 mars 2009
“Xherrard, më i miri në botë”
Mbrojtësi spanjoll i Liverpulit, Alvaro Arbeloa, përgëzoi shokun e tij të skuadrës, Stiven Xherrard, për paraqitjen dhe “trisin” e golave të shënuar ndaj Aston Vilës ditën e diel. “Stivi ishte i mrekullueshëm. I meriton të gjitha komplimentet, sepse është lojtari kyç i skuadrës dhe luan në një mënyrë të jashtëzakonshme. Mendoj se është duke kaluar një sezon fantastik. E meriton të jetë lojtari më i mirë në Angli dhe në mbarë botën - tha Arbeloa për ‘The Sun’ -. Momentalisht të kuqtë e Benitezit janë një pikë larg kreut dhe shpresat për të kthyer pas 18 vitesh titullin në “Anfilld” janë më të mëdha se kurrë. “Bëmë një fillim mjaft të mirë të ndeshjes dhe mendoj se kjo na bëri që ta fitojmë 5-0 këtë takim. Nëse mundim ta fillojmë mirë ndeshjen dhe shënojmë gol, atëherë loja bëhet më e hapur në zonën kundërshtare dhe për rrjedhojë, më e lehtë për ne”, theksoi Arbeloa.