25 mars 2009
Xherard tregohet modest: Nuk jam unë më i miri
Stiven Xherard shprehet publikisht rreth zërave të disa futbollistëve që e cilësojnë atë si më të mirin e planetit. Kapiteni i Liverpulit tregohet shumë modest, duke mos e cilësuar veten si mesfushorin më të mirë të planetit. “Nuk bashkohem me mendimin se jam mesfushori më i mirë në botë. Ka shumë futbollistë të tjera fantastik, si për shembull Iniesta apo Ksavi. Këta janë lojtarët që më pëlqen t’i shoh më shumë kur luajnë”, deklaron Stiven Xherard.Kapitenin e Liverpulit e vlerësoi maksimalisht legjenda e futbollit botëror, Zinedin Zidan. I fundit që thuri elozhe për Xherardin ishte Rajan Gigs.