25 mars 2009

Mançester Siti hedh 32.5 milion euro për Diego Forlan

Mançester Siti mësohet se do të hedhë 32.5 milion euro për të marrë shërbimet e argjentinasit Diego Forlan nga skuadra e Atletikos se Madridit. Lajmin e publikon Daily Mail, e cila citon burime pranë arabëve. Këtë gjë e konfirmon edhe menaxheri i futbollistit Forlan, Daniel Bolotnikoff. Forlan është futbollisti lider tek skuadra e Atletikos së Madridit.