25 mars 2009

Bojan Krkiç: Nuk dëshiroj të iki nga Barcelona

Bojan Krkiç shpreh dëshirën e tij për të qëndruar tek skuadra e Barcelonës, edhe pas kërkesave të fundit që ka pasur nga disa klube të Europës. Në mediat spanjolle flitej se i riu mund të largohej nga ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola për shkak të aktivizimit të pakët që kishte në dispozicion. Në një dalje publike për mediat iberike 18-vjeçari shprehet: “Në Barcelonë kam shtëpinë, familjen dhe shoqërinë. Këtu kam gjithçka, dhe për këtë nuk mendoj aspak të largohem”. Bojan Krkiçit i ofrojnë vendin e titullarit disa klube, por me deklaratën e mësiperme ai i mbyll çdo rrugë atyre.