24 mars 2009

“Valencias i duhej fitorja”

Valencia ka mposhtur në fundjavë Santanderin, duke dalë kështu nga kriza në të cilën ishte futur. Mesfushori portugez, Manuel Fernandez, ka shpjeguar për median arsyen se përse kjo fitore ishte kaq e rëndësishme për Valencian. “Jemi të gëzuar jo vetëm se kemi arritur të fitojmë me 10 lojtarë, por edhe për vetë faktin se është hera e parë pas 23 ndeshjeve që nuk pësojmë gol. Ne kishim nevojë për këtë fitore edhe për t’u ngritur moralisht, pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit”, ka thënë Fernandez. David Albelda reagoi mjaft ashpër ndaj Raul Albiolit, pasi ky i fundit shkaktoi një faull brenda zonës, duke u dhënë një 11-metërsh kundërshtarëve, por që nuk arritën ta shndërronin në gol. Por Fernandez beson se ishte thjesht një reagim i momentit dhe nuk ka hatërmbetje mes dy lojtarëve.