24 mars 2009
“Nuk mbajmend asgjë”
Mbrojtësi i Atletikos së Madridit, Xhon Heitinga, ka deklaruar se nuk mbante mend gjë pas asaj përplasje me David Navarron e Real Majorkës. Mbrojtësi holandez ra pa ndjenja në fushën e lojës, për shkak të një goditjeje në kokë, por u përmend më pas. Atij iu desh ta kalonte natën në spital përpara se të lejohej që t’i hipte avionit për në Madrid. “Unë mbaj mend çdo gjë deri 45 minuta përpara incidentit, sepse paskëtaj nuk më kujtohet asgjë, - thotë Heitinga. - Përplasja me Navarron ishte shumë e fortë dhe megjithëse kisha dhimbje të mëdha, arrita që ta rimarr veten në spital. Tani ndihem më mirë dhe po pres me padurim që të kthehem në shtëpi”. Një sërë analizash treguan se Heitinga nuk do të ketë dëmtime të mëtejshme, por gjithsesi do t’u nënshtrohet analizave të tjera për të parë se sa do të mungojë jashtë fushave të lojës.