24 mars 2009

Riberi kërkon mbrojtje nga arbitrat

Ylli i skuadrës së Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, ka kërkuar që arbitrat ta ndihmojnë në fushën e lojës, por jo për ta favorizuar. “Kundërshtarët luajnë shumë ashpër ndaj meje dhe kjo më bën që unë të luaj me frikë në fushë. Në ndeshjen e fundit kam qenë mjaft nervoz. Dëshiroj që arbitrat të jenë më të vëmendshëm dhe t’i dënojnë sa më ashpër futbollistë të tillë tendenciozë”, ka tërhequr vëmendjen Frenk Riberi. Në fakt, në ndeshjen e fundit kundër Karlsruhes, ai ka pësuar të paktën tetë ndërhyrje të ashpra. Francezi është një nga pikat më të rëndësishme te Bajerni, e për rrjedhojë bëhet edhe lojtari që markohet më shumë nga ekipet kundërshtare.