24 mars 2009
Presidenti kërkon 21 pikë
Presidenti i Espanjolit, Daniel Sançez Libre, nuk ka dyshime se ekipi i tij do të arrijë të mbledhë 21 pikë nga 30 të mundshmet, duke inauguruar stadiumin e ri në Primera Divizion vitin tjetër. Libre ka besim se klubi do i shpëtojë rënies dhe i ka vënë si objektiv trajnerit dhe lojtarëve arritjen e 21 pikëve në dhjetë ndeshjet e ardhshme. Ekipi katalanas u mposht nga një gol në minutën e fundit, në ndeshjen e së shtunës përballë Osasunës, duke qëndruar në fund të klasifikimit me 8 pikë larg shpëtimit. “Zgjidhja duhet të vijë nga ekipi. Unë jam i bindur se trajneri dhe lojtarët do t’ia dalin mbamë, - shprehet Libre. - Kanë mbetur 30 pikë për t’u fituar dhe neve na duhen 21 nga këto. Unë jam i bindur se do t’ia arrijmë qëllimit.”