24 mars 2009

“Përgëzime për Realin”

Real Madridi vazhdoi serinë e rezultateve pozitive, duke mposhtur të dielën në mbrëmje ekipin e Almerias dhe duke lënë të kënaqur Predrag Mijatoviçin. Ky i fundit tha se Reali nuk ishte në formën e tij më të mirë në fillim të ndeshjes, por ai e lavdëroi skuadrën për pjesën tjetër të lojës. Madrilenët siguruan tri pikë, duke ruajtur distancën prej gjashtë pikësh me kryesuesit e Barcelonës, pas një tregolëshi në pjesën e dytë. “Ne duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës pa menduar për statistikat. Duhet të vazhdojmë punën e mirë që kemi nisur, pavarësisht se çfarë bën Barcelona. Synimi ynë është që të arrijmë vendin e parë dhe kemi mjaftueshëm ndeshje në dispozicion për t’ia dalë mbanë”, tha Mijatoviç.