24 mars 2009
O’Nill e priste humbjen
Mënyra sesi Aston Vila i rrëmbeu Arsenalit 4 pikë në dy ndeshjet e këtij sezoni, la të mendohej se vendi i katërt i Premier Ligës do t’i përkiste pikërisht skuadrës së Martin O’Nill. Por në të vërtetë nuk ndodhi kështu. Përpara se të pësonin pesë gola në “Anfilld” me Liverpulin, të besuarit e O’Nill kishin bërë disa hapa të tjerë fals, çka solli humbjen e vendit, që i premtonte Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. “Të gjithë jemi të sigurt se s’mund të kërcënojmë më Arsenalin për t’i rimarrë vendin e katërt. E kam thënë disa herë të tjera më parë se na duhet të përmirësohemi ende për të qenë mes katërshes më të mirë”.