24 mars 2009
Dëmtohet rëndë Nikola Anelka
Për klubin e Çelsit, gjërat po shkojnë gjithnjë edhe më keq përsa i përket luftës për titull. Pas humbjes së papritur me rivalët e Totenhemit, Gus Hidink është i detyruar të ndërtojë formacionin e tij, pa golashënuesin më të mirë të këtij sezoni, Nikola Anelka. Në ndeshjen e së shtunës, bomberi francez pësoi një dëmtim të lehtë në pulpë, çka do ta mbajë atë larg fushës për afro tri javë. Kjo do të thotë se Anelka do të mundojë në dy ndeshjet e ardhshme të Premier Ligës, kundër Njukasëllit e Botlonit. Midis këtyre dy sfidave, do të luhet edhe ndeshja e parë e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit në “Anfilld”. Për t’u kujtuar është fakti se sulmuesi francez deri tani po përjetonte një formë të mirë, me realizimin e 15 golave në radhët e bluve të Londrës.