24 mars 2009
Bentli, “gjah” i Sitit
Sipas raporteve të ardhura nga tabloidi britanik “The Sunday Mirror”, Mançester Siti do të bëjë një ofertë tepër të majme për mesfushorin e Totenhemit, Devid Bentli, gjatë verës së ardhshme. Lojtari 24-vjeçar, që është edhe një ndër talentet e preferuar të Fabio Kapelos në Kombëtare, ka vetëm një sezon që luan me Totenhemin, por e ardhmja e tij shihet e pasigurt te ky klub për shkak të hapësirave të pakta të aktivizimit. Mesa duket, edhe dy klube të tjera janë hedhur në sulm për shërbimet e tij, Aston Vila dhe Evertoni, por kjo nuk e pengon aspak trajnerin e Sitit, Mark Hjuz, të shprehet i bindur për sigurimin e shërbimeve të tij gjatë verës.