02 mars 2009

“Një humbje që duhet lënë pas”

Trajneri i Hamburgut, Martin Jol, është shprehur shumë i zhgënjyer nga humbja në shtëpi kundër Volfsburgut, gjithsesi nuk dëshiron ta dramatizojë situatën. “Ishte një ndeshje, ku ne nuk mundëm të japim më të mirën tonë. Fakti që kundërshtari shënoi i pari edhe pas 12 minutash, ndikoi në moralin tonë. Duhet të përgëzoj Volfsburgun, pasi u tregua mjaft i zgjuar në lojën e vet, duke përfituar nga shpërqendrimi ynë. Gjithsesi, nuk duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi seç duhet kësaj humbjeje dhe të mendojmë për përballjet e ardhshme”, tha trajneri holandez i Hamburgut, skuadra e të cilit tashmë renditet në vendin e dytë, me një pikë më pak se kryesuesit e Hertës së Berlinit.