02 mars 2009
“Kishim nevojë për këtë fitore”
Shtutgarti u eliminua nga Kupa UEFA në mesjavë, gjithsesi diti të reagonte në kampionat, duke fituar në transfertë kundër Karlsruhes me rezultatin 2-0. “Jam shumë i kënaqur për profesionalizmin e treguar nga skuadra. Edhe pse nuk ishim në gjendjen më të mirë morale, luajtëm me një ritëm të lartë dhe arritëm të marrim tri pikë shumë të rëndësishme në transfertë. Kjo fitore na afron ndjeshëm me zonën e Kupës UEFA dhe ky është një rezultat mjaft i mirë, duke llogaritur ecurinë e dobët të ekipit në fillim të sezonit. Tani do përqendrohemi maksimalisht në kampionat dhe jam i bindur që do arrijmë një pozicion mjaft të mirë”, tha trajneri Markus Babel.