02 mars 2009

“Nëse Riberi largohet, do shkojë te Barcelona”

Duket se e ardhmja e Frenk Riberisë nuk ka më pikëpyetje. Është përfolur shumë për një largim të mundshëm të tij nga Bajerni i Mynihut, madje edhe se ka firmosur një kontratë paraprake me Barcelonës, gjithsesi është menaxheri i futbollistit, ai që dëshiron të sqarojë situatën. “Ai momentalisht është lojtar i Bajernit dhe po përqendrohet vetëm te ky fakt. Por, nëse ai do të largohet nga klubi gjerman, do të transferohet vetëm te Barcelona. Aty ka vetëm yje dhe për të, do të ishte një aventurë fenomenale. Është i vetmi klub që i plotëson të gjitha dëshirat e Roberisë”, tha menaxheri i futbollisti francez, Alen Miliako.