02 mars 2009
Interi, 1 vit pa u ndeshkuar me 11-metersh
Kundershtari mbetet kundershtar, dhe nese nuk festohet per te, te pakten mund te kujtojme dicka mjaft te rendesisme. Iteri i Mourinjos eshte skuadra e vetme e Serise A, qe nuk eshte ndeshkuar me 11-metersh ne kete sezon. Po jo vetem kaq. Penalltia e fundit e akorduar ne dem te Interit eshte e dates 2 mars e vitit te kalaur!!! Pra, ka kaluar nje vit dhe gjyqtaret nuk shikojne asnje faull ne zonen e Interit. Ne takimin e nje viti me pare, ne “San Paolo” te Napolit, ishte i njejti gjyqtar, Ricoli. Gjyqtari ne fjale nuk hezitoi te akordonte 11-metersh ne dem te Interit, cka solli zemerimin e pamate te Materacit dhe shokeve te tij. Gjuan nga pika e bardhe Zalajeta, por …nuk eshte gol. Pra Interi nuk eshte ndeshkuar gjate pjeses se fundit te kampionatit te kaluar por as gjate ketij sezoni. Jane disa raste flagrante penalltie qe nuk jane dhene per Interin. Te jete rastesi apo…