Mançini pranë kalimit tek turqit e Fenerbahçes
Roberto Mançini mund të jetë zëvëndësuesi i Luis Arragonesit në stolin e Fenerbahçes. Mediat turke lakojnë emrin e ish-teknikut të Interit si më të mundshmin për të marrë drejtimin e klubit më të madh turk. Trajneri spanjoll, Luis Arragones, i cili shpalli Spanjën kampione Europe, është një dështim i vërtetë për Fenerbahçen. Mediat turke e bëjnë punë të kryer marrëveshjen Mançini-Fenerbahçe. Tekniku italian është pa skuadër që pas shkarkimit të tij nga drejtuesit e Interit, megjithëse në historinë e këtij klubi theu çdo rekod si trajner.