Barcelona futet në garë për brazlianin Maksuell
Braz
iliani Maksuell shihet si më i përshtatshmi nga skuadra e Barcelonës për të plotësuar boshllëkun në krahun e majtë të mbrojtjes. Drejtuesit e klubit katalanas janë duke kërkuar prej kohësh një futbollist të këtij roli, dhe deri tani nuk kanë konkretizuar asgjë. Kontrata e mbrojtësit Maksuell me klubin e Interit skadon në verën e vitit 2010, dhe deri tani ai nuk ka pranuar të bëjë rinovimin e saj. Maksuell ndodhet prej disa ditësh edhe në shenjestrën e Milanit.