25 mars 2009

Murinjo: I frymëzuar nga filozofia e Barçës

Hoze Murinjo deklaroi se ndikimi i Barcelonës dhe mësimet që ka marrë në këtë klub kanë qenë vendimtare në formimin e tij si trajner. Drejtuesi i stolit të Interit, që ka punuar me Sër Bobi Robson dhe Luis van Gal në "Kamp Nou", shprehu besim se katalanët do të triumfojnë në Ligën e Kampioneve gjatë këtij edicioni. "Jam ndikuar nga filozofia më shumë se askush tjetër", tha luzitani. "Është një klub me kulturë unike. Atje kalova katër vjet shumë të rëndësishëm, ku mësova konceptet që përdor sot si trajner".