25 mars 2009

Borrielo mohon kalimin tek Napoli

Marko Borrielo mohon çdo kalim të mundshëm tek skuadra e Napolit në merkaton e verës. Para dy ditësh Roberto Donadoni, trajneri i sapoardhur në krye të Napolit, shfaqi hapur dëshirën e tij për të patur në skuadër bomberin e Milanit. Megjithëse Borrielo qëndron prej një kohe të gjatë jashtë fushave prej dëmtimeve, akoma mbetet tek më të kërkuarit e merkatos. Menaxheri i Borrielos, Tullio Tinti, i vë kapakun çdo dëshire të Donadonit, duke deklaruar: "Napoli? Borrielo ka një kontratë me Milanin, dhe do të vazhdojë të luajë për këtë ekip”.