04 mars 2009

Liverpuli rikthehet tek fitorja në Premierligë

Liverpuli është rikthyer tek fitorja pas disa rezultateve negative në Premier Ligë. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez arriti të mposhtë 2-0 modestët e Sanderlendit në javën e 28-të, duke ruajtur kështu edhe hapin e Çelsit. Golat e takimit u shënuan të dy në pjesën e dytë. N’Gog do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 52-të. Izraeliti Benajun do të dy-fishonte shifrat në minutën e 65-të. Kjo fitore i jep mundësinë Liverpulit të ngjitet në kutën e 58 pikëve, aq sa ka edhe Çelsi i vendit të dytë. Përkohësisht këto dy ekipe i afrohen Mançesterit me 4 pikë, pasi këta të fundit do ta luajnë sonte ndeshjen e javës së 28-të në transfertë me Njukasëllin.