04 mars 2009
Gus Hidink merr fitoren e radhës në krye të Çelsit
Gus Hidink arriti të marrë mbrëmë kundër portsmuthit fitoren e radhës në krye të Çelsit. Hidink e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të “shkurtër” në krye të londinezëve, këtë e tregon edhe fitorja në transfertën e vështirë të Portsmuthit.Heroi i Çelsit në këtë takim ishtë sërish Didier Drogba me golin e tij në minutën e 79-të. Çelsi me këtë fitore ruan të njëjtin hap me Liverpulin, dhe i afrohet përkohësist Mançesterit, i cili do të përballet sonte me Njukasëllin në transfertë. Çelsi ka arritur të grumbullojë 58 pikë, aq sa ka edhe Liverpuli, por, londinezët kanë golavorazhin më të mirë. Portsmuthi ndodhet në vendin e 16-të, me vetëm 28 pikë.