04 mars 2009

Totenhemi kërkon të marrë shërbimet e Bojan Krkiç

Skuadra e Totenhemit në kampionatin anglez është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e futbollistit të Barcelonës, Bojan Krkiç. Lajmin për interesimin e anglezëve e publikon sot e përditshmja britanike Daily Mirror. Për futbollistin Krkiç janë të interesuar shumë klube në Europë. Mes të interesuarave qëndron edhe skuadra e Milanit.