02 mars 2009

Inter-Roma, barazimi mes polemikave

Nuk kane munguar polemikat pas ndeshjes Inter-Roma, qe ka perfunduar ne barazim 3-3. Gjithcka merr spunto nga rasti i akordimit te 11-metershit nga ana e gyqtarit per Interin, i shnderruar ne gol nga Baloteli. De Rosi, autor I golit te pare per Romen, ka nderhyre ne menyre te parregullt sipoas gjyqtarit ne dem te Balotelit. Ky vendim eshte kontestuar nga lojtaret e Romes, por per gjyqtarin ishte penallti e paster. Ne perfundim te ndeshjes, kapiteni i Romes, Francesko Toti, i cili e ka ndekur takimin nga tribuna, ka shkuar ne dhomat e zhveshjes dhe i eshte drejtuar De Rosit. “Duhet te besh rremuje te madhe, sepse nuk ishte penallti.” Por jo vetem kaq. Polemikat i ka ndezur edhe trajneri Spaleti, i cili eshte shprehur. “Nuk do te mund ta fitoj kurre kampionatin si trajner i Romes.” Duket qarte zjgenjimi ne kampin verdhekuq, te cilet kane qene ne avantazh te dy golave ne pjesen e pare, por qe jane detyruar te dalin me vetem nje pike nga “San Siro”.