Ibrahimoviç? Për Moratin vlen 100 milion euro. Një mal me para në dispozicion të Realit të Madridit (por që synon Ronaldon dhe Kakanë), të Mançester Sitit ose të Barcelonës, që duket e vetmja perspektivë e mundshme për sulmuesin suedez.
Me katalanasit ka filluar bisedimet agjenti i tij, Mino Rajola. Eshtë diskutuar edhe për Maksuellin. Por sigurisht do të bëhet një sondazh për të kuptuar nëse mund të marrë formë marrëveshja më e bujshme e merkatos 2009. Drejtuesit e Barçës janë interesuar për mbrojtësin brazilian të Interit, Maksuell, por objektivi i tyre kryesor duket se është lojtari më i rëndësishëm i klubit zikaltër, Zllatan Ibrahimoviç. Në shumë aspekte, duke filluar nga 100 milionët, marrëveshja është shumë e vështirë për t’u realizuar.
Edhe përsa i përket pagesës së lojtarit, nuk bind totalisht mendimi i Ibrës që, në emër të suksesit në Champions Ligë, të lërë disa milionë rrugës: tek Interi fiton 11 milion euro neto në vit, tek Barcelona zotëria Leo Mesi merr 7,5. Sigurisht, në këtë skenar ngrihen çështje që mund të shërbejnë për të hapur rrugën: një nga këto është edhe ajo që ka të bëjë me Samuel Etonë.
Sulmuesi kamerunas është afër skadimit të kontratës aktuale (2010), merr 5 milion euro në sezon dhe kërkon praktikisht dyfishin, marrëdhënia me Laportën duket se është prishur përfundimisht. Dhjetë milion në vit, siç tregon Ibra, nuk janë një shifër e pamundur për Moratin. Nëse mundja e krahut Inter-Zllatan do të bëhet me të vërtet serioze, shkëmbimi midis dy fenomenëve të sulmit mund të mos konsiderohet më vetëm si një fantazi.