04 mars 2009
Haxhiosmanoviç rimerr drejtimin e Vllaznisë
Dervish Haxhiosmanoviç rikthehet sërish për të drejtuar skuadrën e Vllaznisë. Malalzezi ulet për të pestën herë në stolin e kësaj skuadre, ku më parë ka arritur ta shpallë një herë kampione, dhe një herë tjetër fituese e të kupës. Deda, siç thirret shkurt, ka mbërritur dje në Shkodër, dhe pasi ka biseduar me drejtuesit më të lartë të klubit, ka pranuar ofertën e re që do ta mbajë për një kohë të gjatë në drejtimin e Vllaznisë.Haxhiosmanoviç është shprehur mjaft optimist, duke deklaruar se do të bëjë të pamundurën për të nxjerrë edhe një herë kampione skuadrën e Vllaznisë. Posti i trajnerit pati mbetur bosh tek skuadra shkodrane pas dorëheqjes së Agim Canajt. Vllaznia bashkëkryeson kampionatin me Tiranën, pasi kanë nga 41 pikë.