24 mars 2009
Dy futbollistë të tjerë pësojnë dëmtime
Fati duket se po vazhdon ta penalizojë skuadrën e Hofenhaimit, e cila e përfundoi fazën e parë të Bundesligës në vendin e parë. Pas dëmtimit të sulmuesit kryesor, Vedad Ibiseviç, i cili humbi gjithë pjesën e mbetur të sezonit, lista vazhdon të shtohet. Mbrojtësit Andreas Ibertsberger dhe Matias Jaisle kanë pësuar dëmtime gjatë ndeshjes së fundit dhe pritet të qëndrojnë për një periudhë të konsiderueshme jashtë fushave. Mirëpo lista nuk mbyllet me kaq. Çinedu Obasi, Sejad Salihoviç dhe Demba Ba janë gjithashtu të padisponueshëm. “Dëmtimet po na dëmtojnë me të vërtetë shumë, pasi kemi humbur lojtarë cilësorë”, pohoi tekniku i Hofenhaimit, Ralf Rangnik.