02 mars 2009

“Bravo Atletiko, do të dimë të reagojmë!”

“Humbja erdhi pas një ndeshjeje vërtet të bukur dhe emocionuese, prandaj dua të përgëzoj Atletikon. Situata jonë nuk është e mirë për momentin, por besoj se do të dimë të reagojmë”. Këto kanë qenë fjalët, me të cilat trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka shpjeguar rezultatin e mbrëmshëm të skuadrës së tij. “Mund të them se Atletiko luajti një futboll tepër sulmues, duke na krijuar probleme. Kemi humbur plot 8 pikë në tri javët e fundit, megjithatë kam besim se do të dimë të rikuperojmë në vazhdim”