02 mars 2009
Guti e Raul shijojnë afrimin
Guti e Raul, që i dhuruan Real Madridit suksesin ndaj Espanjolit kanë dhënë këndvështrimet e tyre për këtë arritje, duke shijuar edhe afrimin me Barcelonën. Guti u aktivizua si zëvendësues dhe menjëherë ekzekutoi një goditje dënimi, që solli avantazhin e skuadrës së tij. “Kishim vërtet nevojë për atë gola dhe kur shënuam të dytin, u qetësuam. Parashikimi për derbin e javës së ardhshme? Afrimi me Barçën është stimulues. Pres që tani ta mposhtim ne Atletikon”. Raul vendosi sërish firmën e tij në fitoren e dhjetë radhazi të Realit. “Pas intervalit ditëm të luajmë të bashkuar, duke arritur një sukses të rëndësishëm. Luajtëm një ndeshje perfekte dhe sidomos goli i Gutit na ndihmoi shumë. Barcelona? Mbetet skuadër e madhe, që vazhdon të ketë në dorë fatet e titullit. Ne duhet të bëjmë thjesht detyrën tonë”.