25 mars 2009
Kanavaro e sheh vetën gjithnjë e më larg Realit
Fabio Kanavaro e sheh veten gjithnjë e më larg Realit të Madridit. Mbrojtësi i njohur italian deklaron se do ta mbyllë diku gjetkë karrierën e tij futbollistike. Ish-fituesi i “Topit të Artë 2006” nuk ndjehet aspak mirë në situatën e krijuar në klubin madrilen.“Gjatë kohës që në krye të klubit ishte Kalderoni gjithçka ishte e lehtë lidhur me rinovimin e kontratës. Aktualisht punët këtu janë shumë konfuze, gjë që nuk më jep qetësi. Rikthimi në Itali? Është paksa e vështirë për ta deklaruar, por mendoj të shkoj në një vend ku të kem mundësinë të fitoj ndonjë trofe”, deklaron Fabio Kanavaro.