15 shtator 2008

Shevchenko kërkon unitet

Sulmuesi i rikthyer i Milanit, Andriy Shevchenko beson se e vetmja zgjidhje për startin e dobët të sezonit është që rosonerët të mbeten të bashkuar para ndeshjeve të ardhshme.“Humbja bie veçanërisht mbi ne lojtarët. Është moment i vështirë dhe duhet të përpiqemi të mbetemi të bashkuar dhe të kërkojmë fitoren. Është vështirë të thuhet çfarë i mungon këtij ekipi të Milanit, është një moment i keq”, ka thënë ukrainasi. “Gjatë ndeshjes, kërkoja hapësira të lirë për bashkëlojarët e mi, por lojtarët e Genoas ishin mjaft të mirë për të na mbyllur. Në dhomën e zhveshjes në fund të ndeshjes, trajneri na tha të mbetemi të bashkuar dhe se duhet të fitojmë sa më shpejtë që është e mundur”, ka shtuar Shevchenko.Rosonerët pësuan humbje prej 2-0 në fushë të Genoas, që është humbja e dytë në Serie A.