
Ballack pret sërish dominimin e skuadrave angleze
Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, ka thënë para ndeshjes së Bluve kundër Bordeaux, se skuadrat nga Premier League edhe këtë vit do të dominojnë në Ligën e Kampionëve.“Mendoj se Interi do të jetë një forcë në Evropë këtë sezon, po ashtu mendoj se edhe Real Madridi dhe Barcelona do të bëjnë një paraqitje të mirë. Mirëpo nuk do të befasohesha nëse skuadrat angleze dominojnë sërish”."Liverpooil, Unitedi, Arsenali dhe ne kemi përvojë në këtë garë dhe mendoj se kemi treguar se mund ta durojmë presionin dhe të paraqitemi më së miri kur është nevoja. Për këtë mendoj se ky do të jetë edhe një sezon i mirë për klubet angleze”, ka thënë mesfushori gjerman.
**********************************
Marseille të gatshëm për Liverpool
Trajneri i Olympique Marseille, Eric Gerets, ka thënë se këtë vit nuk do të përsëritet humbja prej 4-0 të cilën ia bëri Liverpooli marsejezëve vitin e kaluar në shtëpinë e tyre, duke ua pamundësuar kualifikimin në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.“Do ta fillojmë garën me favoritin kryesor të grupit, mirëpo Liverpooli nuk do të na anashkalojë si sezonin e kaluar”.“Secilin viti, Liverpooli është ndërmjet dy apo tre favoritëve për ta fituar garën. Mirëpo ne nuk do t’i përsërisim të njëjtat gabime sikurse vitin e kaluar”, ka thënë Eric Gerets.Skuadra e Canës, sonte takohet me Redsat në Marsejë, ndërsa dy ndeshjet tjera të Grupit D do të zhvillohen ndërmjet PSV Eindhoven dhe Atletico Madrid, duke e bërë këtë grup njërin prej grupeve me skuadrat më të balancuara, përveç Liverpoolit.
************************************
Ferguson dëshiron titullin e dytë radhazi
Sir Alex Ferguson dëshiron që skuadra kampionët evropian, Manchester United, sërish të dalin fitues të garës më të madhe e evropiane.Nën udhëheqjen e Alex Ferguson, Djajtë e Kuq e kanë fituar dy herë Ligën e Kampionëve, ndërsa nëse i shtohet edhe United fitorja e Kupës së Kupave në vitin 1968, atëherë vijmë te qëllimi i Ferguson që t’i bëjë katër trofeve në sirtarin e Manchës.“Qëllimi është që nëse e fitojmë këtë sezon t’i bëjmë katër tituj të kësaj gare. Arritja do të ishte diçka e shkëlqyer për klubin. Edhe pse asgjë nuk e konsiderojmë të garantuar”.“Fitorja e Moskës ishte shumë e rëndësishme, ekzistonte një disbalans në historinë e skuadrës sonë, duke pasur parasysh suksesin e mëparshëm në futbollin evropian, prandaj duhej të ndryshonim diçka”, ka thënë Ferguson.
*************************************
Madridi nuk i beson Mijatovicit
Gazeta spanjolle "Sport", ka njoftuar se hierarkia e Real Madridit ka humbur besimin ndaj drejtorit sportiv të skuadrës, Predrag Mijatovic.Sipas gazetës kjo ndodh për shkak komenteve të Mijatovicit në lidhje me transferët të cilët i kishin shënjestruar Los Merengues për këtë afat kalimtar, ndërkohë që nuk ia arritën qëllimit t’i transferonin në Bernabeu.Mësohet se një intervistë e Mijatovicit e dhënë për RealMadrid TV, u është dërguar zyrave të presidentit Calderon, ku ai dhe këshilltarët e tij, Jose Angel Senchez dhe Miguel Angel Arroyo, i kanë studiuar mirë fjalët e ish-sulmuesit madrilen.
************************************