15 shtator 2008

Cavalho: Do ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Ricardo Carvalho thotë se Chelsea është i etur ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, dhe se blutë do të bëjnë gjithçka me qëllim që të vijnë deri tek ky trofe.“Finalja e vitit të kaluar më dëshpëroi, por në dhomën e zhveshjeve u zotuam se këtë do ta bëjmë në finalen e ardhshme. Ashtu që operacioni ‘Finale në Ligën e Kampionëve’ do të fillojë që tash”, ka thënë mbrojtësi portugez.“Chelsea më së paku dëshiron që të përsëritet sezoni i kaluar, ashtu që nuk do të jemi të qetë që nga starti. Duhet ta fitojmë Bordeaux dhe të fitojmë mirë, të tregojmë se jemi këtu dhe të gatshëm për qëllime të mëdha”, ka shtuar Carvalho.