16 shtator 2008

Champions League - Rezultatet dhe Statistikat


GRUPA A
16.09.2008 Chelsea - Bordeaux (4:0)
16.09.2008 AS Roma - CFR Cluj (1:2)

T A B E L A
1.Chelsea [1] [1] [0] [0] [4:0] [+4] [3 pike]
2.CFR Cluj [1] [1] [0] [0] [2:1] [+1] [3 pike]
3.AS Roma [1] [0] [0] [1] [1:2] [-1] [0 pike]
4.Bordeaux [1] [0] [0] [0] [0:4] [-4] [0 pike]

GRUPA B
16.09.2008 Panathinaikos - Inter (0:2)
16.09.2008 Werder Bremen - Anorthosis (0:0)

T A B E L A
1.Inter [1] [1] [0] [0] [2:0] [+2] [3 pike]
2.Anorthosis [1] [0] [1] [0] [0:0] [+-] [1 pike]
3.Werder Bremen [1] [0] [1] [0] [0:0] [+-] [1 pike]
4.Panathinaikos [1] [0] [0] [1] [0:2] [-2] [0 pike]

GRUPA C
16.09.2008 Basel - Shakhtar Donetsk (1:2)
16.09.2008 Barcelona - Sporting Lisbon (3:1)

T A B E L A
1.Barcelona [1] [1] [0] [0] [3:1] [+2] [3 pike]
2.Shakhtar Donetsk [1] [1] [0] [0] [2:1] [+1] [3 pike]
3.Basel [1] [0] [0] [0] [1:2] [-1] [0 pike]
4.Sporting Lisbon [1] [0] [0] [1] [1:3] [-2] [0 pike]

GRUPA D
16.09.2008 PSV Eindhoven - Atletico Madrid (0:3)
16.09.2008 Marseille - Liverpool (1:2)

T A B E L A
1.Atletico Madrid [1] [1] [0] [0] [3:0] [+3] [3 pike]
2.Liverpool [1] [1] [0] [0] [2:1] [+1] [3 pike]
3.Marseille [1] [0] [0] [1] [1:2] [-1] [0 pike]
4.PSV Eindhoven [1] [0] [0] [1] [0:3] [-3] [0 pike]

GOLASHENUESIT E CHAMPIONS LEAGUES

2 GOLA
S.Aguero (Atletico Madrid)
S.Gerrard (Liverpool)
J.E.Culio (CFR Cluj)

1 GOLA
C.Panucci (AS Roma)
F.Lampard (Chelsea)
J.Cole (Chelsea)
F.Malouda (Chelsea)
N.Anelka (Chelsea)
A.Mancini (Inter)
Adriano (Inter)
R.Marquez (Barcelona)
S.Eto'o (Barcelona)
X.Hernandez (Barcelona)
Tonel (Sporting Lisbon)
D.Abraham (Basel)
Fernandinho (Shakhtar Donetsk)
Jadson (Shakhtar Donetsk)
L.Cana (Marseille)
Maniche (Atletico Madrid)

Barcelona dominon ndaj Sportingut

Barcelona ka filluar mbarё betejёn pёr Ligёn e Kampionёve duke mposhtur me rezultat 3-1 ekipin portugez tё Sporting Lizbonёs, nё kuadër tё grupit Group C, derisa Shakhtar ka mposhtur si mysafir ekipin e Baselit.Golat nga Rafael Marquez, Samuel Eto'o dhe Xavi, i siguruan fitoren ekipit spanjoll, nё ndeshjen e luajtur nё Nou Camp. Goli i parё i Marquez erdhi pas 21 minutash lojё, dhe doli tё jetё i vetmi i pjesës sё parё.Kamerunasi Eto’o dyfishoi rezultatin pas 1 ore lojё, duke shёnuar nga penaltia, tё cilёn e fitoi vetё. Portugezёt ngushtuan rezultatin pas 73 minutash lojё me anё tё Tonel, por tё zgjedhurit e trajnerit Josep Guardiola u treguan tё vendosur pёr fitore kësaj here, duke vulosur rezultatin me anё Xavi Hernandez, tre minuta para fundit tё kohës sё rregullt.
*******************************************

Basel mposhtet nga Shakhtar

Ndeshja tjetër e grupit C, mes Baselit dhe Shakhtar Donetsk, përfundoi me fitoren e ekipit ukrainas me rezultat 2-1. Mysafirёt shënuan tё dy golat nё pjesën e parё me anё tё dy mesfushorёve brazilianё, Fernandinho (25’), dhe Jadson, nё minutat shtesё (45’).E gjitha çfarë arritën zviceranёt ishte ngushtimi i rezultatit me golin e mbrojtësit argjentinas David Abraham, nё kohën shtesё tё pjesës sё dytё (90’).Pas ndeshjeve tё para, Barcelona do tё kryesojё nё grupin C, derisa nё vendin e dytё do tё gjendet Shakhtar.
********************************************

Inter kalon një pengesë, Beqaj i pakalueshëm për Werderin

Kampioni i Italisë, Inter, ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim kundër skuadrës greke, Panathinaikos. Ndërsa takimi tjetër ndërmjet Werder Bremen dhe Anorthosis Famagusta ka përfunduar pa gola.Ashtu edhe siç pritej, zikaltrit arkëtuan tre pikët e para në Grupin B, duke mposhtur grekët e pafuqishëm përballë yjeve të Jose Mourinhos. Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën, bënë që Nerazzurët ta fillonim me fitore kampanjën e fazës së grupeve. Ishin pikërisht lojtarët më të dashur të Jose Mourinhos ata që shënuan. I transferuari nga Roma, Amantino Mancini, ua dha epërsinë mysafirëve (27’) në debutimin e tij me fanellën zikaltër në Ligën e Kampionëve. Ndërsa pa përfunduar ndeshja (85’), i rikthyeri te Inter, Perandori Adriano, dyfishoi rezultatin për mysafirët. Takimi tjetër ndërmjet Werder Bremen dhe Anorthosis Famagusta përfundoi pa gola. Portieri shqiptar i skuadrës mysafire, Arian Beqaj, ua pamundësoi vendasve të shënonin fitore duke bërë pritje të shumta, me ç’rast pritet të marrë një notë pozitive nga analistët e ndeshjes.Portieri i Kombëtares Shqiptare dhe Anorthosis Famagusta, Arian Beqaj, ka shfaqur një formë të mirë në ndeshjen e tij debutuese në Ligën e Kampionëve kundër Werder Bremenit
**********************************************

Cana 1 – 2 Gerrard

Kapiteni i Olimpique Marseille, Lorik Cana, ka arritur të shënojë golin e parë në karrierë në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e Grupit D kundër Liverpoolit, mirëpo gjigantët anglezë përmbysën rezultatin duke fituar ndeshjen me rezultat 2-1.Një shkëputje e shkëlqyer e mesfushorit shqiptar nga mbrojtja e Liverpoolit bëri që ai të gjendej ballë për ballë me Pepe Reinan, të cilin e mposhti me lehtësi duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën 23. Mirëpo Të Kuqtë treguan pse janë favoritë të Grupit D, duke kryer punën që në pjesën e parë. Ishte i kthyeri nga lëndimi, kapiteni dhe simboli i skuadrës, Steven Gerrard, ai që ua siguroi fitoren mysafirëve. Njëherë nga një gjuajtje spektakolare (26’) Steve G barazoi shifrat, ndërsa golin e dytë e shënoi nga penalltia (32’) duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Pjesa e dytë u takoi më së shumti vendasve të cilët ishin më të lëvizshëm dhe e dëshironin më shumë golin, mirëpo nuk arritën të konkretizonin shumë raste. Nga ana tjetër kanë mundur të ndëshkohen nga Babel të cilit dy herë ia mohoi golin portieri i Marseille, Mandanda. Takimi tjetër i Grupit D ndërmjet PSV Eindhoven dhe Atletico Madrid u takoi mysafirëve. Spanjollët shënuan një fitore komode me rezultat 3-0, duke siguruar pozitën e parë në grup. Dy herë Aguero (9’ dhe 36’) dhe një herë Maniche (54’), përshëndetën portierin e PSV, Isaksson.
***********************************************

Chelsea shkatërron Bordeaux-n, Roma turpёrohet

Blutё e Chelseat, kanё treguar se do tё jenё favoritё pёr tё fituar Ligёn e Kampionёve tё këtij sezoni, pasi qё shënuan fitoren mё tё thellё tё mbrëmjes, duke mposhtur ekipin francez Bordeaux me rezultat tё thellё 4-0.Frank Lampard çoi blutë nё epërsi pas vetëm 13 minutash lojё tё zhvilluar nё Stamford Bridge, derisa rezultatin e dyfishoi Joe Cole (30’), pёr tё çuar Chelsean tё qetё nё pauzën mes pjesёve.Dy gola tё tjerё pёr anglezёt erdhën edhe nё pjesën e dytё, dhe atё nё tetё minutat e fundit tё ndeshjes. Francezi Malouda shёnoi nё minutën e 82-tё, derisa edhe bashkёvendasi i tij, Nikolas Anelka po ashtu shёnoi kundër ekipit francez, gol i cili erdhi nё minutat shtesё dhe vulosi dominimin e Chelseat.
*****************************************

Roma turpërohet para tifozëve tё vet

Nё ndeshjen tjetër tё grupit A, Roma ёshtё mposhtur turpshёm nё Olimpiko nga ekipi rumun Cluj, me rezultat 2-1. Italianёt kaluan nё epërsi me anё tё Panuccit nё minutën e 17-tё, por mysafirёt barazuan pas 10 minutash me anё tё Culio (27’). I njëjti lojtar solli edhe avantazhim pёr rumunёt katёr minutas pas fillimit tё pjesës sё dytё, gol qё edhe vulosi fatin e kësaj ndeshjeje.Me fitoren bindëse, Chelsea kryeson grupin A pas ndeshjeve tё para tё zhvilluara, derisa Cluj renditet e dyta.
****************************************
Te gjitha keto statistika rreth Champions Leagues mund ti gjeni edhe ne webin www.grande-juve.tk - Kerkojm nga ju Vizitor te nderuar qe te leni sa me shume komente..
Ju Falenderojm per Vizit -- Pinturikio